Mbrëmjen e së premtes, më 6 dhjetor 2013, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zgjodhi Shkodrën si stacionin e radhës, për shfaqjen premierë të dokumentarit mbi 90 vjetorin e revistës “Zani i Naltë”. Aktiviteti që u zhvillua në kinema “Millenium”, mblodhi personalitete të fesë, kulturës, drejtues lokalë, imamë, drejtues të medresesë, shoqatave…
