2 ZN-Ftese

Me rastin e 90 vjetorit të revistës shkencore “Zani i Naltë” Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka realizuar  dokumentarin me titull “90 vjet Zani i Naltë”.

Ky dokumentar përveçse është një historik i rrugëtimit të gjatë 90-vjeçar të revistës më të njohur shkencore në vend, paraqet vlerat dhe kontributin e saj në formësimin e mendimit islam si dhe në vetëdijesimin e ndërgjegjes kombëtare.

Dokumentari do të shfaqet ditën e shtunë (30 nëntor 2013) në Kinema Milenium në Tiranë, në orën 12:00 dhe më pas do të shfaqet edhe në kinematë e disa prej qyteteve kryesore të vendit.

Revista “Zani i Naltë” është revista e parë zyrtare e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, themeluar në vitin 1923 menjëherë pas ngritjes së institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, pas Kongresit të parë Mysliman Shqiptar.

Gjithë përmbajtja e revistës është një pasuri e çmueshme kulturore, është një traditë e bukur fetaro-atdhetare, është një ndihmesë e vyer në publicistikën shqiptare.

Në kuadër të 90 vjetorit të kësaj reviste Komuniteti Mysliman ka organizuar një sërë aktivitetesh si simpoziume, ekspozita etj.

Të gjithë të interesuarit mund të tërheqin ftesat pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë si dhe në librarinë “Miqtë e Librit” ngjitur me KMSH-në duke filluar nga nesër.

https://www.youtube.com/watch?v=Tavs4So3l3M