KANCELARI I KOMUNITETIT MYSLIMAN

Kancelari i Komunitetit Mysliman emërohet dhe shkarkohet në bazë të procedurave dhe kritereve të përcaktuara në nenet 23, 25 dhe 32 të Statutit të KMSH.Kancelari i KMSH është në vartësinë e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Ylli Cikalleshi

Z. Ylli Cikalleshi ka lindur në Kavajë më 1982. Pas mbarimit të shkollës 8-vjeçare në vendlindje ka kryer studimet e mesme në Medrese, kurse studimet e larta i ka mbaruar në Universitetin “Selçuk” Konya, Turqi në degën “Ekonomi dhe Shkenca Administrative”.

Studime pasuniversitare i ka vazhduar në Departamentin e Shkencave Ekonomike, i specializuar në Finance-Banking.

Pas mbarimit të studimeve, gjatë viteve 2002-2006, ka punuar si Drejtor Finance në Medresenë “Hafiz Ali Korça”, në Kavajë gjatë viteve 2006-2010.

Në vitin 2010 është emëruar drejtor i Drejtorisë së Financës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe në vitin 2014 është emëruar në detyrën e Kancelarit të KMSH-së.

Ai është njohës i gjuhëve të huaja  Anglisht, Turqisht dhe Italisht