Mirësevini në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë (KMSH)

 

Komuniteti Mysliman është një institucion me traditë në Shqipërisë, themelimi zyrtar i të cilit daton më 1923 dhe për t’u rihapur përsëri më 1990. Në ushtrimin e veprimtarisë së vet, ai ka qëllim fetar e bamirës dhe ka si objekt të përhapë, zgjojë dhe forcojë tek besimtarët myslimanë, besimin islam, të mbrojë dinjitetin, të drejtat dhe interesat e myslimanëve, të rrisë e zhvillojë ndjenjën e dashurisë e të besnikërisë ndaj fesë dhe atdheut.

Stafi i kualifikuar i KMSH në qendër dhe rrethe, ka merita për arritjet e mira dhe pasurohet herë pas here me kuadro të arsimuar, të cilët i japin zhvillim Komunitetit Mysliman. Por ky staf, në misionin e tij të rëndësishëm, ka pasur dhe ka gjithmonë në krah stafin mbështetës, të cilit Komuniteti ynë i ofron programe trajnimi të vlefshme, për të plotësuar dhe krijuar një mjedis sa më cilësor në KMSH.

Megjithëkëtë, një Komunitet është vërtet bashkëkohor kur mbështetet mbi një infrastrukturë bashkëkohore. Ne përpiqemi të zgjerojmë dhe të plotësojmë mjediset, duke nisur që nga qendra, myftinitë, bibliotekat, informatizimi, e duke mbërritur deri te restaurimi i xhamive, i cili është ndër prioritetet e para të punës sonë.

Në këtë faqe zyrtare do të gjeni informacione rreth fesë islame dhe aktiviteteve të ndryshme në rang myftinie të Republikës së Shqipërisë. Kjo faqe do të plotësojë njohuritë tuaja rreth organizimit të KMSH, strukturave të funksionimit të tij dhe aktualiteteve të ndryshme me karakter fetar islam.

Që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë të arrijë zhvillime të mëtejshme, ne do të vazhdojmë të punojmë me dedikimin që na karakterizon bashkë me qindra mijëra njerëz që janë pjesë e traditës dhe t’u urojmë mirëseardhjen të gjithë atyre që duan të mësojnë më shumë rreth tij.