KËSHILLI I PERGJITHSHËM
Kryetar: Islam Hoxha
Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë përbëhet nga 96 anëtarë. Këshilli i Përgjithshëm përbëhet nga 51 anëtarë të përhershëm dhe 45 anëtarë të zgjedhur nga këshillat e myftinive.
Anëtarë të përhershëm të këshillit të përgjithshëm janë: Kryetari Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Nënkryetarët, Kancelari, anëtarët e kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, myftinjtë e zonave, rretheve dhe nënmyftinjtë.
Përveç anëtarëve të përhershëm, zgjidhen nga këshillat e myftinive 47 anëtarë, nga të cilët, gjashtë anëtarë nga myftinia e zonës se Tiranës, dy anëtarë për çdo myftini zone, një anëtar për çdo myftini rrethi dhe nënmyftini
Anëtarët e Kryesisë së KP-së:
1. Komisioni i Kulturës dhe Thirrjes në Islam – Kryetar: Eduard Demiraj
2. Komisioni i Kontroll-Revizionimit – Kryetar: Altin Hysa
3. Komisioni i Arsimit – Kryetar: Gramoz Blliku
4. Komisioni i Mandateve dhe i Garancive Statutore – Kryetar: Taulant Bica
- Këshilli i Përgjithshëm mblidhet në mbledhje të zakonshme dhe të jashtëzakonshme.
- Në mbledhje të zakonshme, ai mblidhet dy herë në vit, mundësisht në muajin mars dhe tetor të çdo viti.
- Këshilli i Përgjithshëm thirret në mbledhje të jashtëzakonshme, kur kërkohet nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nga Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ose me kërkesën e 1/3-s së të gjithë anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.
- Mbledhja e jashtëzakonshme njoftohet nga Kryetari i KMSH-së vetëm për një çështje ose rend dite të caktuar, sipas kërkesës së bërë nga organet ose anëtarët e këshillit të përgjithshëm të përcaktuar në statut.
- Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm zhvillohet me pjesëmarrjen e mbi 2/3-s së të gjithë anëtarëve të tij.
- Këshilli i Përgjithshëm merr vendime me shumicën e votave në prani të dy të tretave të të gjithë anëtarëve të tij, dhe vendimet konsiderohen të miratuara kur janë votuar nga 50+1% e pjesëmarrësve në mbledhje.
- Vendimet e Këshillit të Përgjithshëm hyjnë në fuqi menjëherë në datën e zhvillimit të mbledhjes.
- Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm zgjidhet me mandat 4 (katër) vjeçar.
- Këshilli i Përgjithshëm zgjedh nga gjiri i tij komisione të përhershme dhe të posaçme.
- Në përbërje të Këshillit të Përgjithshëm funksionojnë këto komisione të përhershme:
- Komisioni i thirrjes në Islam.
- Komisioni i Kontroll-Revizionimit.
- Komisioni i Arsimit.
- Komisioni i Mandateve dhe i Garancive Statutore.
- Komisionet e përhershme zgjidhen me mandat 4 (katër) vjeçar.
- Kryetarët e komisioneve të përhershme zgjidhen nga Këshilli i Përgjithshëm me shumicë votash me mbi 50+1% të anëtarëve pjesëmarrës në mbledhje.
- Kryetarët e komisioneve janë anëtarë të këshillit të përgjithshëm dhe duhet të jenë specialistë të fushave përkatëse të komisioneve që ata drejtojnë.
- Kriteret për zgjedhjen e kryetarëve të komisioneve të përhershme përcaktohen në rregulloren e brendshme të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
- Komisionet e Këshillit të Përgjithshëm mbikëqyrin dhe ushtrojnë kontroll në qendër dhe në myftinitë për realizimin e detyrave të vëna nga Këshilli i Përgjithshëm për periudhën midis dy mbledhjeve dhe raportojnë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Përgjithshëm.
- Komisionet, gjatë ushtrimit të kontrollit, mund të aktivizojnë specialistë jo anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, vetëm me miratim të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.
- Kryetarët e komisioneve, midis dy mbledhjeve të Këshillit të Përgjithshëm, paraqesin me shkrim, në Kryesinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe në Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm, raport mbi realizimin e detyrave të lëna nga Këshilli i Përgjithshëm.
- Këshilli i Përgjithshëm, në mbledhjen e parë zgjedh kryesinë e tij.
- Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm përbëhet nga:
– Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm.
– Kryetarët e Komisioneve të përhershme të Këshillit të Përgjithshëm.