austri konferenca dnf (2)

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Dialog Ndërfetar të zhvilluar në Vjenë në datat 20-22 nëntor 2013.

Me ftesë të organizatës “Religions for Peace” (Fetë për Paqen), 600 delegatë nga 100 shtete të botës për tre ditë radhazi kanë ndjekur zhvillimet e konferencës ndërkombëtare për dialog ndërfetar, ku përfaqësues të shumë feve botërore dhe atyre lokale kanë folur mbi tema të ndryshme të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, duke propozuar edhe zgjidhje të mundshme,  për probleme aktuale në zonat ku ka konflikte etnike dhe fetare në disa vende të botës.

Ftesa për pjesëmarrje në konferencë ka ardhur për Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë (KNFSH), i cili si përfaqësues në këtë Asamble Mbarëbotërore, ka zgjedhur Drejtorin e Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, z. Genti Kruja, si dhe sekretarin e përgjithshëm të këtij këshilli z. Genard Hajdini.

Z. Kruja gjatë ditëve të konferencës ka zhvilluar disa takime me liderë dhe udhëheqës shpirtëror të komuniteteve të ndryshme fetare në botë, pjesëmarrës në këtë event të rëndësishëm global.

Gjatë qëndrimit në Austri z. Kruja ka zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame Shqiptare të Vjenës, ku është pritur nga kryetari i kësaj bashkësie z. Ramadan Ameti, si dhe imami i xhamisë së kësaj qendre Ademsafi Bajrami.

Ai gjithashtu ka takuar edhe Drejtorin e Forumit të të Rinjve Myslimanë z. Amet Mehmeti, si dhe bashkëpunëtorë të tij.

Në fund të konferencës delegatët nga e gjitha bota kanë miratuar edhe krerët e disa forumeve, si dhe kanë shkëmbyer eksperienca të ndërsjella në lidhje me bashkëjetesën dhe harmoninë ndëfetare me njëri-tjetrin. 

austri konferenca dnf (3)

austri konferenca dnf (4)