Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” është ndalur mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë. Dhjetëra besimtarë myslimanë ishin mbledhur për të marr pjesë në bisedat fetare. Për të ligjëruar ishte nënkryetari i KMSH-së, Lauren Luli dhe pedagogët e Kolegjit Universitar Bedër, Dr. Xhemal Saferti dhe Veton Tulla. Nënkryetari i KMSH-së…
