13161540_10205591933269136_1526302039_o

Programi “Bukuritë e Besimit Islam” është zhvilluar këtë të hënë në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë. Në këtë cikël ligjëratash ishin të pranishëm kryevaizi Lauren Luli dhe pedagogët e shkencave Islame në Universitetin Bedër, Xhemal Alsafarti dhe Veton Tulla.

Programi u çel me ajete Kur’anore të lexuara nga teologu Veton Tulla.

Kryevaizi Lauren Luli falenderoi imamin e xhamisë për organizimin e aktivitetit. Ai tha se në këto tubime zbret mëshira dhe falja e Allahut.

“Allahu na e ka bërë xhaminë vendin më të begatë, ku mëshira dhe begatia e tij është në këto vende. Kjo mëshirë dhe begati shtohet akoma më tepër kur formohen këto mexhlise, mbledhje apo tubime të tilla si ky i sotmi, nga njerëz të cilët vijnë për të përkujtuar Allahun”, tha kryevaizi Luli.

Ndërsa pedagogu i shkencave Islame në Universitetin Bedër, z. Xhemal Alsafarti u fokusua tek përgatitja që besimtarët duhet të bëjnë për të paraprirë Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit,

“Në këto ditë duhet shtuar përkushtimi ndaj adhurimeve dhe kërkimit të faljes tek Allahu me istgfare. Istigfari është prej çështjeve më të rëndësishme për besimtarin dhe ai duhet të përkushtohet në çdo moment, jo vetëm kur gabon por edhe kur bën vepra të mira dhe adhurime”, tha Saferti

Ndërkohë imami i xhamisë, Ahmed Kalaja, përgëzoi KMSH-në për iniciativa të tilla duke  theksuar rëndësinë e këtyre aktiviteteve.

Në fund të programit besimtarëve iu shpërnda ujë i bekuar i Zemzemit.

df  dgf eerxh1  xh dfg