DSC_0013

25 vjetori i lirisë së besimit është përkujtuar edhe në Elbasan përmes një aktiviteti të zhvilluar në medresenë e këtij qyteti.

Në këtë aktivitet morën pjesë Myftiu i Elbasanit z. Agim Duka dhe Drejtori i Kulturës në KMSH Dr. Genti Kruja. Fillimisht fjalën e hapjes e mbajti drejtori i Medresesë z. Jakup Shahin, i cili i njohu shkurtimisht nxënësit me aktivitetin kushtuar këtij përvjetori dhe rëndësinë e kësaj dite.

Në fjalën përshëndetëse myftiu i Elbasanit z. Agim Duka, ka falënderuar Komunitetin Mysliman për realizimin e këtij dokumentari në përkujtim të kësaj date historike për vendin tonë.

Ndërsa Drejtori i Kulturës në KMSH, Dr. Genti Kruja, ka dhënë njohuri më të gjera lidhur me rihapjen e xhamive dhe lirisë së besimit, duke theksuar se kjo e fundit ishte lajmëtarja e parë e krejt lirive që e pasuan në vazhdim në vitet ‘90.Ai i ka motivuar nxënësit, duke u thënë se janë me fat, që jetojnë në një kohë ku liria e besimit është pjesë e jetës sonë, si dhe mësojnë e studiojnë në një shkollë, siç është medreseja e Elbasanit, një nga shkollat model të vendit tonë, ku janë të gërshetuara mësimet e shkencave me ato të besimit.

Më pas aktiviteti ka vijuar me transmetimin e dokumentarit “H.Hafiz Sabri Koçi, pishtar i lirisë së besimit”, një prodhim ky i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

DSC_0023

71  DSC_0016 DSC_0021  DSC_0033