Komuniteti Mysliman i Shqipërisë rinis ciklin e bisedave fetare “Frytet e Besimit”, i cili për 4 vjet me radhë ka shëtitur në shumë xhami në të gjithë Shqipërinë.
Këto takime do të zhvillohen në xhami të ndryshme të vendit, ku të pranishëm do të jenë imamë dhe teologë të ndryshëm.
Ndalesa e parë do të jetë ditën e enjte datë 28.09.2017 pas namazit të akshamit në xhaminë “Mbret” të qytetit të Elbasanit.
Të pranishëm:
Nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu
Drejtori i Kulturës në KMSH, Dorian Demetja
Lektori i Kolegjit Universitar Beder, Dr. Xhemal Saferti