Kryetari i KMSH-së priti në një takim Ambasadorin italian në Shqipëri, Alberto Cutillo.

Kreu i KMSH-së z. Bruçaj pasi e njohu z. Cutillo me Institucionin e KMSH-së dhe rolin që ai ka në shoqërinë shqiptare i  shprehu angazhimin për të bashkëpunuar me të gjithë organizmat vendase dhe të huaja të cilat i shërbejnë mbarëvajtjes së harmonisë dhe tolerancës ndërfetare si edhe ndikojnë pozitivisht në kohezionin social të Shqipërisë dhe rajonit.

Ambasadori vlerësoi qëndrimet e KMSH ndër vite si edhe rolin e saj aktiv në promovimin e vlerave të besimit nëpërmjet edukimit të brezave të rinj.

Ambasadori Italian z. Cutillo shprehu gatishmërinë për të kontribuar në kuadër të forcimit të harmonisë fetare në Shqipëri.

Ambasadori z. Alberto Cutillo, çmoi punën dhe angazhimin e treguar nga KMSH në raport edhe me bashkësitë e tjera fetare në rajon, dhe i uroi z. Bruçaj suksese në përmbushjen e misionit të KMSH.

5 janar 2017

zk1a0709