


Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, shtruan një iftar në Burgun e sigurisë së lartë Peqin, për të gjithë personat me liri të kufizuar që vuajnë dënimin në këtë institucion dhe agjërojnë muajin e Ramazanit. Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i Komunitetit Mysliman…

Mbrëmjen e së shtunës, më 2 korrik 2016, Myftinia Shkodër organizoi iftarin e përvitshëm me përfaqësues të bashkësive islame të Prizrenit, Ulqinit, këshilltarët e saj, miq e kontribues të ndryshëm në shërbim të vlerave islame në qytetin e Shkodrës dhe përtej. Të pranishëm në këtë sofër bujare ishin edhe Kryetari…

Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ka shtruar një iftar në ambientet e Medresesë së Tiranës, me gratë e kurseve të xhamive. Sofra e iftarit merr më shumë vlerë dhe kuptim kur e ndan atë me të tjerët.

Bashkia Krujë në bashkëpunim me Myftininë e këtij rrethi, shtroi më një iftar për besimtarët krutanë. Të pranishëm në iftar ishin edhe Myftiu i Krujës z. Ledian Cikalleshi, Nënkryetari i KMSH Haxhi Bujar Spahiu, Nënkryetari i Bashkisë Krujë z. Rrahman Rraja, Drejtori i Kabitetit të Bashkisë Krujë z. Florind Cerhozi…

Myftinia Krujë në kuadër të shërbimit ndaj besimtarëve dhe agjeruesve në rrethin e Krujës ka shtruar iftar për të burgosurit që vuajnë dënimin në IEVP Krujë dhe në IEVP Fushë-Krujë.

Universiteti Bedër zhvilloi ceremoninë e diplomimit të studentëve në programin Bachelor dhe Master për vitin akademik 2015 – 2016. Në ceremoninë e diplomimit ishin të pranishëm Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Skender Bruçaj, personalitete të shumtë nga bota akademike, përfaqësues institucionesh publike e private, si dhe familjarë e të…

Myftinia e Elbasanit ka shtruar një iftar ku merrnin pjesë, nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Bujar Spahiu, Ministri i Çështjeve Sociale dhe Mirëqenies, z. Blendi Klosi, Kryetari i Bashkisë Elbasan z. Qazim Sejdini, prefekti Elbasanit, Dr. Arben Kamami, Kryetari i bashkise Cerrik z. Altin Toska si dhe deputetë, drejtues të…

Myftinia e Rrethit Librazhd ka shtruar një iftar, ku morën pjesë besimtarë të shumtë, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal dhe institucioneve të ndryshme. I pranishëm në këtë ifar ishte edhe Kryevaizi i KMSH-së, z. Lauren Luli. 30 qershor 2016

Myftinia e Peqinit një iftar në kuadër të Natës së Kadrit. Të pranishëm në këtë iftar ishin z. Saimir Hasalla, Kryetar i Bashkisë së Peqinit, z. Anastas Angjeli Deputet i Qarkut Elbasan, z. Edmond Xhani nënprefekti i Rrethit Peqin, Drejtorë të Drejtorivë të rrethit, arsimtar, përfaqesues të familjeve që kanë…