zk1a2422

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj priti në një takim në selinë e KMSH-së Princin e Arabisë Saudite Sultan bin Salman Al Saud.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunime në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Princi i Arabisë Saudite u tregua i gatshëm që të asistojë në ruajtjen dhe rimëkëmbjen e xhamive dhe veprave të kultit, të cilat janë pjesë e monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Kryetari Bruçaj shprehu vlerësimet e tij për Princin e Arabisë Saudite duke e falënderuar për interesimin e tij dhe bashkëpunimin dypalësh.

Gjatë vizitës Princi shoqërohej nga një delegacion si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Arabinë Saudite z. Sami Shiba.

Gjithashtu gjatë takimit u premtua se këto bashkëpunime do të vazhdojnë dhe do të jenë në rritje.

07 shtator 2016

zk1a2379 zk1a2399zk1a2387 zk1a2389 zk1a2425zk1a2393    zk1a2442

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë