ZK1A2287

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, priti në një takim, ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi dhe kryetaren e re të Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko Konomi.

Vizita ishte në kuadër të emërimit të kryetares së re të Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko Konomi.

Ministri Klosi shprehu gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit reciprok mes KMSH-së dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe kërkoi nga z. Bruçaj vijimin e marrëdhënieve të mira edhe me kryetaren e re të Komitetit Shtetëror për Kultet.

Kryetari Bruçaj, nga ana e tij uroi znj. Loreta Aliko Konomi për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e Komunitetin Mysliman për bashkëpunim mes dy institucioneve.

Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet shprehu vlerësimin e saj për punën e institucionit të KMSH-së dhe kërkoi vijimin e bashkëpunimit, përmes aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta.

Në takim ishin të pranishëm edhe kancelari i KMSH-së, z. Ylli Cikalleshi dhe drejtori i Arsimit, z. Astrit Zharri si dhe anëtari i Bektashinjve në KSHK, z. Lirim Neziraj.

07 shtator 2016

ZK1A2268    ZK1A2299 ZK1A2332ZK1A2262ZK1A2318 ZK1A2252 ZK1A2337