FB_IMG_1471705723223Besimtarët mysliman shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes së Komunitetit Mysliman për të ndihmuar të dëmtuarit e përmbytjeve të fundit në Shkup.

I pranishëm në Shkup sot ishte Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, i cili ka dorëzuar Bashkësisë Islame të Maqedonisë shumën prej 20 mijë dollarësh, shumë e cila do të konvertohet në ndihma humanitare dhe do t’i shpërndahet banorëve të prekur nga përmbytjet.

Në fjalën e tij kryetari i KMSH-së z. Bruçaj, u shpreh se, besimtarët janë vëllezër mes njëri-tjetrit dhe këtë e treguan më shumë se kurrë edhe në këto ditë të vështira për vëllezërit tanë në Shkup.

“Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë falënderoj besimtarët myslimanë të mbarë vendit tonë, të cilët iu përgjigjën thirrjes për mbledhjen e ndihmave monetare në të gjitha xhamitë e Shqipërisë për vëllezërit tanë në Maqedoni të dëmtuar gjatë përmbytjeve të fundit.
Falënderoj gjithashtu të gjithë myftinjtë dhe imamët e Shqipërisë për angazhimin e treguar me këtë rast. Allahu jua shpërbleftë me të mira në familjet tuaja.”, tha z. Bruçaj.

Kreu i KMSH-së, i cili shoqërohej nga kryetari i Këshillit të Përgjithshëm z. Islam Hoxha, Drejtori i Çështjeve Sociale, z.Edvin Kuçi dhe Drejtori i Haxhit dhe i Kordinimit me Botën Islame, z.Hamdi Çurri, u prit nga Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Reis Sulejman Rexhepi si dhe nga besimtarë të shumtë të Shkupit. Në dorëzimin e ndihmave humanitare ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës z. Naim Ternava.

Pas thirrjes së Komunitetit Mysliman në të gjitha Xhamitë e vendit për tu ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur në Shkup, besimtarët janë përgjigjur masivisht, nga ku dhe u hrumbullua shuma prej 20 mijë dollarësh.

20 gusht 2016FB_IMG_1471705725958

FB_IMG_1471705728961FB_IMG_1471705731886