ZK1A0446Kryetari i Partisë Demokratike, dhe njëkohësisht kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, z. Lulzim Basha ka shtruar iftar me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, i cili përkoi dhe me Natën e Bekuar të Kadrit.

Të ftuar të zotit Basha ishin përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe komuniteteve të tjera fetare në vendin tonë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të shoqatave islame, personalitete nga fusha të ndryshme si dhe besimtarë të qytetit të Tiranës

Duke iu uruar agjërim të lehtë e të pranuar, z. Basha ka përcjellë një lutje të veçantë për vendimmarrësit e çdo kategorie, të çdo niveli, që Zoti t’u largojë lakminë për para e pushtet dhe të rrisë devotshmërinë për t’u shërbyer njerëzve.

“Uroj që në këtë natë të madhërishme, vendime të mira të merren për të gjithë ne, për shoqërinë tonë, për shqiptarët anembanë, vendime që do e bëjnë më të lehtë jetën e qindra, mijëra qytetarëve që sot janë në vështirësi e për të cilët regjimi fizik i agjërimit nuk ndryshon shumë nga realiteti i përditshëm i mungesës së bukës së gojës dhe sendeve elementare të një jete të mundimshme. Uroj pra, në radhë të parë që vendime të mira të zbresin sot në tokë, për të na bërë më të ndjeshëm ndaj problemeve të qindra, mijëra bashkëqytetarëve tanë”, tha z. Basha.

ZK1A0254 ZK1A0348 ZK1A0419ZK1A0397 ZK1A0406