Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (Zyra e Gruas) organizoi ditën e sotme programin artistik “Për ty nënë”, me pjesëmarrjen e aktores së mirënjohur, Artistes së Popullit znj. Margarita Xhepa.

nena  (6)Në fjalën e saj përshëndetëse përgjegjësja e Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman, znj. Fatma Karaj, u shpreh se për një besimtare çdo ditë është dita e nënës dhe se nuk ka vetëm një ditë të veçantë ku ajo meriton respekt, dashuri apo vëmendje, por çdo ditë, gjatë gjithë jetës.

“Nëna është ajo që trupin e saj e bën strehë për foshnjën, dhimbjen e kthen në buzëqeshje, lodhjen në çlodhje, mërzitjen në gëzim, errësirën në dritë, pagjumësinë në përkushtim, natën në ditë. Nënë do të thotë mëmësi, mëshirë, përkushtim, sakrificë dhe dashuri”, tha ndër të tjera znj. Karaj.

nena  (7)Artistja e Popullit, Margarita Xhepa, me anë të vargjeve poetike dhe interpretimit të saj rizgjoi shumë ndjenja dhe bëri që të pranishmit të lotonin. “Është kënaqësi e veçantë që jam këtu midis jush dhe ju falënderoj shumë për ftesën. Bekuar qoftë ai njeri që caktoi 8 marsin si festën e nënës. Por mendoj se nëna nuk duhet kujtuar vetëm në këtë ditë, por ta duam çdo ditë, çdo orë, çdo minutë. Atë që bën nëna se bën askush. Nëna është e bekuar, dashuria e saj është e pafund”, u shpreh artistja e popullit.

nena  (9)Ndërsa historiania Prof. Dr. Valentina Duka, e pranishme në aktivitet, vlerësoi Zyrën e Gruas në KMSH, për organizimin e këtij programin madhështor, siç e quajti ajo.

“Më lejoni të falënderoj zyrën e gruas në KMSH për ftesën që e bëri këtë dite me shi kaq të bukur për ne. Për ne shqiptarët kjo ditë nuk është festuar si ditë e gruas, por me të drejtë është festuar edhe si ditë e nënës. Te ne, ndryshe nga shumë vende të botës 8 Marsi festohet si ditë e gruas dhe ditë e nënës. Simboli i kësaj feste është lulja e mimozës, një lule unike, me aromë magjike, si aroma e nënës dhe një ngjyrë të bukur. Këtë festë e konsideroj si një tufë lulesh mimoze për të gjithë gratë dhe nënat shqiptare”, tha znj. Duka.

Gjithashtu në këtë program u shpërndanë edhe çmimet e konkursit të eseve që Zyra e Gruas organizoi me këtë rast. Çmimin e parë e mori studentja Borana Belegu, çmim i cili dorëzua nga artistja e popullit, Margarita Xhepa. Vendin e dytë e mori nxënësja Aishe Zdrava, ku çmimi iu dorëzua nga znj. Emine Bruçaj, bashkëshortja e kryetarit të KMSH-së. Ndërsa vendin e tretë e zuri nxënësja Valbona Brahaj.

Pas përshëndetjeve nxënësit e Medresesë së Tiranës përmes këngëve, poezive, dhe aktrimit krijuan një atmosferë të këndshme dhe prekëse.

Mesazhet e dashurisë për nënën, respektin ndaj saj, përkujdesjen dhe dhembshurinë ishin thelbi i këtij programi.

Ndërkohë programi u çel me fjalët më të bukura, me ajete nga Kur’ani Famëlartë, kënduar nga studenti i Universitetit Bedër Adnand Merja dhe më pas të pranishmet ndoqën dokumentarin “Nëna, një heroinë dhembshurie”, një produksion i KMSH-së, realizuar nga “Idea Goup Production”.

Në programin e mbajtur në ambientet e Universitetit Bedër morën pjesë, Artistja e Popullit, Margarita Xhepa, historiania e mirënjohur, znj. Valentina Duka, bashkëshortja e kryetarit të KMSH-së, znj. Emine Bruçaj, drejtoresha të medreseve, drejtuese të shoqatave të ndryshme, përfaqësuese të Universitetit Bedër, pedagoge nga Universiteti i Tiranës, përfaqësuese nga myftinitë e rretheve, nëna, mësuese dhe nxënëse.

nena  (5)

nena  (10)

nena  (3) nena  (8)

nena  (2)

nena  (14)nena  (15)    nena  (12) nena  (13)  nena  (11)

nena  (4)