ZK1A0062

Është zhvilluar paraditen e sotme, 22 nëntor 2014, në ambientet e Medresesë së Tiranës, mbledhja e radhës e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Mbledhja u hap përmes këndimit të një pjese kur’anore nga imami i xhamisë së Medresesë, Adnand Merja.

Kancelari i KMSH-së z. Ylli Cikalleshi, bëri të ditur axhendën e mbledhjes dhe më pas i dha fjalën kryetarit të Komunitetit Mysliman z. Skënder Bruçaj, i cili përshëndeti të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm në mbledhjen e tij të parë pas zgjedhjeve të marsit të këtij viti.

Mbledhja e drejtuar nga Kancelari Cikalleshi, vazhdoi sipas rregullores statuore, ku u lexua raporti i Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, e më pas vijoi me diskutimet e anëtarëve të KP.

Raporti i Kryesisë ka evidentuar dhe nxjerrë në pah aktivitetin e përgjithshëm të drejtorive të KMSH-së, funksionimin e instancave të institucionit në nivel qendror dhe vendor, si dhe sfidat, problemet dhe pengesat që janë hasur gjatë vitit 2014.

Në aspektin e aktiviteteve ndërinstitucionale të Kryesisë, u përmendën realizimi i një sërë veprimtarish të rëndësishme në funksion të përfaqësimit dinjitoz të institucionit të KMSH-së, rolit që ka në shoqëri, përgjegjësitë e shumta që mbart, por edhe sfidat që vijnë gjithnjë e në rritje me ndryshimet në bazë të kohës në të cilën jetojmë.

Këshilli i Përgjithshëm u informua me vendimet që Kryesia e Komunitetit Mysliman ka marrë gjatë kësaj periudhe si dhe emërimet dhe lëvizjet e kryera gjatë këtij viti, të cilat më pas janë miratuar nga KP, së bashku me raportin e Kryesisë së KMSH-së.

Pjesë e ndryshimeve të miratuara kanë qenë edhe standardizimi i pagave të myftinjve në bazë të disa kategorive, që do të pasohen në një të ardhme të afërt edhe me standardizimin e pagave të imamëve. Në raport u nënvizuan gjithashtu edhe disa prioritete të së ardhmes, për të bërë të mundur që institucioni i KMSH-së të jetë në nivelet më të larta të përfaqësimit dhe përgjegjësive që mbart.

Ndërkohë, anëtarët e Këshillit vlerësuan Komunitetit Mysliman për punën e bërë deri më sot, si dhe dhanë sugjerimet dhe vërejtjet e tyre, duke sjellë gjithashtu para vëmendjes së të gjithëve edhe problematikat e rretheve nga vijnë.

Në përfundim të mbledhjes kryetari i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, sqaroi dhe informoi anëtarët e KP-së lidhur me ecurinë e projektit të Kompleksit Namazgja.

22 Nëntor 2014

 

ZK1A0015

ZK1A0047

ZK1A0060

ZK1A0084

ZK1A0025

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë