konferenca2

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi konferencën e dytë me temë “Roli i imamëve në shoqërinë moderne”, ku pjesë të panelit ishin të ftuar studiuesi i njohur i botën Islame, Dr. Selman Aude dhe profesori i fushës së Sijerit dhe Hadithit, Dr. Abdulwehab Tariri

Në konferencën e zhvilluar sot në ambientet e “Tirana International Hotel”, të pranishëm ishin, kryetari i KMSH-së, z. Skender Bruçaj, nënkryetari i KMSH-së, z. Gazmend Aga, përfaqësues të kryesisë së KMSH-së, studiues, myftinj, imamë nga e gjithë Shqipëria, student dhe besimtarë

Konferenca u hap me këndimin e ajeteve Kur’anore nga imami i Xhamisë Fatih në Durrës, Hysni Merja.

Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj theksoi rëndësinë e dijes, përdorimin e teknologjisë në përçimin e mesazheve dhe largimin nga ndasitë.

“Te dashur vëllezër dija është obligim për çdo mysliman, por në qoftë se do të veçonim një kategori njerëzish nga bashkësia islame si njerëzit e dijes: aty pa dyshim që imamët do të zinin vendin kryesorë si njerëzit qe e dinë më së miri dhe e jetojneë më së miri fjalën e Zotit. Xhamitë, vaazet, minberet për hytbe janë amanete të shenjta për se cilin nga ne. Aty nuk ka vend për populizma, nuk ka vend për ngjyra politike, nuk vend për shpërthim individualiteti. Ne jemi aty shumë herë më shumë se vetvetja. Aty duhet përmbajte, maturi, urtësi, modesti, aty duhet të flasë shpirterorja”, tha ndër të tjera kryetari Bruçaj.

Nënkryetari i KMSH-së, z, Gazmend Aga, referues dhe moderator i panelit vuri në dukje rolin e imamëve në shqipëri dhe detyrat e tij kryesore.

“Imamet ne shqiperi janë heronj; për kushtet si punojnë dhe për punën e bërë. Në një shoqëri të tillë, është e jashtëzakonshme nevoja për njeriun e plotë, njeriun e dashurisë, besimit e shembullit të mirë. Rrjedhimisht, roli i imamit ose nevoja për të mund të konsiderohet jetike. Imami ka si subjekt të aktivitetit të tij besimtarët. Imami i mirë e njeh mirë xhematin, trendin, zhvillimet e kohës, shkencën, informacionin dhe hallet. Nuk duhet të harrojmë se tanimë fatmirësisht arsimimi është trend në rritje në mes besimtarëve myslimanë” tha ndër të tjera z. Aga.

Në fjalën e tij, Dr. Selman Aude u ndal në disa pika kryesore të cilat duhet të merren parasysh nga çdo kumtues. Ai theksoi se: predikuesit duhet të kenë parasysh kulturën e njerëzve ku predikojnë; rrugët e mirësisë janë të shumta; mos dhënia e dispozitave individuale; paqja sociale dhe lidhja me njerëzit e besimeve të tjera; rëndësia e buzëqeshjes, butësisë, përkujdesjes; nevoja e madhe për njohjen e Allahut dhe se imami duhet te jetë drejtues i aktiviteteve sociale ne zonën e tij.

“Çdo vend ka kulturën, veçantitë dhe cilësitë e tij. Kumtuesi duhet t’I përshtasë mesazhet e tij sipas asaj kulture. Profeti Muhamed a.s na mësoi se rrrugët për në mirësi janë të shumta. Dija është zbukurim për njeriun dhe imamët duhet të përparojnë tek dija.Imami duhet të drejtojë aktivitetin social të zonës së tij. Ai duhet të heqë pengesat në marrëdhënien me njerëzit dhe të dijë mirë të jetojë ne diversitet” tha ndër të tjera Dr. Aude.

Ndërsa Dr. Abdulwehab Tariri theksoi disa pika të tjera ku imami duhet të jetë i kujdesshëm. Ai theksoi se imami nuk duhet të jetë përgjegjës vetëm për besimtarët që vijnë në xhami por edhe për njerëzit përreth.

“Xhamia është një vend për adhurim por njëkohësisht edhe një vend që duhet të krijojë një marrëdhënie të gjallë jete. Imami është pikë reference dhe duhet të jetë si urë lidhëse mes njerëzve. Ai duhet të kujdeset për të vegjlit, banorët e zonës, te jetë pjese e shoqërisë ku jeton dhe të kontribuoje me ide dhe sugjerime”, tha Dr. Tariri.

29 tetor 2016

panelizk1a8025zk1a8036zk1a7951zk1a7946