Në kuadër të konferencës “Ndërtimi i Urave Ndërmjet Medhhebeve Islame”, H. Bujar Spahiu, kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, u prit në një takim të posaçëm nga Shkëlqesia e Tij, Muhamed bin Abdulkerim el-Isa, Sekretar i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, në selinë e tij në Mekke të Arabisë Saudite.

Gjatë kësaj pritjeje në nder të z. Spahiu, Sekretari i Përgjithshëm shprehu vlerësimin e tij të lartë për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe kreun e tij, duke theksuar se tashmë KMSH është një aleat i fortë i RABITA-s në mbarë rajonin e Ballkanit.

Nga ana e tij, kryetari Spahiu, shprehu vlerësim për faktin se tashmë KMSH bashkëpunon rregullisht me një organizatë ndërkombëtare të mirënjohur siç është edhe Liga e Botës Islame dhe për faktin që këto marrëdhënie janë konsoliduar pikërisht gjatë mandateve të krerëve aktual respektivë.