Fshati Skroske i Prrenjasit është zbukuruar me një xhami të re. Në inaugurimin e saj morën pjesë nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, myftiu i Librazhdit, z. Taulant Bica, nënkryetari i Bashkisë së Prrenjasit, z. Nuri Belba, drejtori i shoqatës Mirësia, z. Korab Kaja, si dhe besimtarë të shumtë të zonës.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Bujar Spahiu, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit u shpreh se xhamia është burim dashurie dhe respekti.

“Xhamia është një vatër edukimi dhe burim dashurie. Shpreh nderin dhe mirënjohjen për donatorët dhe shoqatën që bëri të mundur ndërtimin e kësaj vepre të bukur kulti. Kjo xhami kërkon që të frekuentohet vazhdimisht. Në këta xhami do të mësoni vlerat më të larta njerëzore, dashurinë, respektin, harmoninë dhe afrimin me Allahun”, tha z. Spahiu.

Myftiu i Librazhdit, Taulant Bica u shpreh se kjo xhami do të shërbejë si vatër e përçimeve të mesazheve dhe vlerave islame për banorët e zonës.

Kjo xhami është ndërtuar me kontributin financiar të shoqatës Zekat House – Kuvajt dhe fondacionit “Mirësia”.

13935085_511828749017734_4242657738706163462_n 13876475_511828535684422_8308230891614793938_n 13882540_511828335684442_1215040641880683309_n 13886962_511828375684438_4465682013435278909_n 13901477_511828872351055_3547029825216740102_n 13906626_511828912351051_6814223687673230381_n 13920885_511828972351045_8900190875771585033_n