Drejtues të lartë të shtetit dhe personalitete të jetës fetare, politike e shoqërore, kanë vizituar sot selinë e Komunitetit Mysliman për të uruar besimtarët me rastin e Fitër Bajramit.

Për të përcjellë mesazhet e urimit në Komunitetin Mysliman ishin: Presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani, Kryetari i Parlamentit z. Ilir Meta, Kryebashkiaku i Tiranës, z. Erion Veliaj, Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni, etj.

Gjithashtu për të përcjellë urimet e tyre besimtarëve mysliman ishin edhe drejtues të komuniteteve fetare, kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko, personalitete të jetës publike, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, drejtues të institucioneve arsimore islame, si dhe një numër i madh besimtarësh e qytetarësh të kryeqytetit.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falënderon të gjithë ata që morën pjesë në pritje, si dhe të gjithë shqiptarët që kanë dërguar mesazhe urimi me rastin e kësaj dite të shënuar.

25 qershor 2017

     

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë