Myftinia e Kukësit organizoi një simpozium për Profetin Muhamed a.s., ku u fol rreth shembullit dhe virtytit të më të lartit të njerëzimit.

Programi u hap me këndim Kurani nga imami nga Prizreni Haki Ramadani.

Në fjalën përshëndetëse myftiu i Kukësit z. Islam Hoxha, vuri në dukje ndjekjen e rrugës së Profetit për të fituar dashurinë e Allahut.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu, foli mbi moralin dhe mënyrat se si i ndërtonte marrëdhëniet Profeti ynë si burrë shteti, si baba dhe si udhëheqës.

Ndërsa Drejtori i Kulturës z. Dorian Demetja, foli për dhembshurinë, mëshirën dhe veçoritë që u patën dhënë sukses Profetit në përcjelljen e mesazhit islam.

Në simpozium morën pjesë përfaqësues të  pushtetit lokal dhe qytetarë të shumtë të Kukësit.

18 prill 2017