ZK1A4232

Sot, në qytetin e Kukësit në një atmosferë të ngrohtë, me të ftuar të ndryshëm dhe me praninë e besimtarëve të shumtë u inaugurua xhamia “Lagja e Re”.

Ceremonia u hap me këndim Kur’ani nga kryevaizi i KMSH-së, Lauren Luli.

Kryetari i Komunitetit Mysliman z. Skender Bruçaj, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit uroi që xhamia të rrezatojë qetësi shpirtërore tek banorët e zonës dhe të shërbejë si burim afrimi me Krijuesin.

“Misioni i njeriut është ta njohë Zotin e gjithësisë dhe ta adhurojë Atë ashtu sikur e meriton. I lutem Zotit që kjo xhami t’ju shërbejë qytetarëve të Kukësit, të jetë një burim dashurie dhe afrimi me Zotin. Uroj që të rrezatojë qetësi shpirtërore për banorët e zonës dhe të përcjellë dije në mendjet e tyre”, tha z. Bruçaj.

Myftiu i Kukësit, Islam Hoxha, falënderoi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për kontributin e dhënë në ndërtimin e kësaj xhamie si dhe donatorët e tjerë.

“Falënderoj Allahun e Madhëruar që bëri të mundur ndërtimin e kësaj xhamie të bukur në qytetin e Kukësit. Uroj që kjo xhami të shërbejë dhe të plotësojë nevojat shpirtërore të këtij qyteti dashamirës të fesë”, tha ndër të tjera myftiu Hoxha.

Përfaqësues të pushteti vendor dhe lokal, të ftuar të tjerë dhe besimtarë të shumtë u shprehën mjaft të ngazëllyer për ndërtimin e kësaj xhamie në qytetin e Kukësit e cila do të shërbejë për promovimin e vlerave më të mira njerëzore.

Në inaugurimin e kësaj xhamie ishin të pranishëm, kryetari i KMSH-së, z. Skender Bruçaj, nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu, kryevaizi Lauren Luli, myftiu i Kukësit, z. Islam Hoxha, përfaqësues të Bashkisë së Kukësit, përfaqësues të prefekturës, kryetari i këshillit të qarkut, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftinj, dhe besimtarë të shumtë.

Përveç funksionit të saj si faltore, njëkohësisht xhamia do të shërbejë si qendër kulturore ku do të zhvillohen kurse të ndryshme në klasat e ndërtuara brenda godinës.

13 prill 2016

ZK1A4189 ZK1A4185  ZK1A4143ZK1A4261 ZK1A4300 ZK1A4342 ZK1A4411