Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu priti në një vizitë zyrtare Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Arqipeshkvin Paul Richard Gallagher.

Gjatë takimit me kryetarin Spahiu biseda u përqëndrua te harmonia dhe bashkëjetesa fetare në Shqipëri.

Sekretari i Selisë së Shenjtë vlerësoi lart kontributin që jep KMSH në kuadër të harmonisë dhe bashkëjetesës. Ai përmendi gjithashtu edhe rëndësinë e vizitës së fundit të z. Spahiu në Vatikan dhe audiencën e veçantë me Papa Françeskun.

Nga ana e tij kryetari Spahiu e njohu Gallangher me strukturën dhe veprimtarinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Duke qenë edhe në vitin e kremtimit të 100-vjetorit ai bëri edhe një rezyme të përgjithshme të 100 viteve të institucionit, sfidat dhe arritjet gjatë këtij shekulli.

Kryetari e informoi Sekretarin Richard Gallagher edhe për kryesimin e Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në kuadër të të cilin u zhvillua edhe takimi me KNFSH në selinë e KMSH më pas.