shkoder (5)Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, i shoqëruar nga kancelari i KMSH-së, z. Ylli Cikalleshi dhe nga myftinjtë z. Ylli Gurra (Myfti i Tiranës dhe Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm), z. Agim Duka (Myfti i Elbasanit), z. Redin Quku (Myfti i Durrësit) dhe z. Besnik Leçini (Myfti i Kavajës), zhvilluan një takim pune në Myftininë e Shkodrës, më 27 janar 2015.

Ata janë pritur nga Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, ku dhe janë njohur më nga afër me aktivitetin e kësaj myftinie.

Vizitorët u njohën edhe me disa nga objektivat e Myftinisë Shkodër për vitin 2015, si vit jubilar i përkujtimit të 25 vjetorit të rihapjes së Xhamisë së Plumbit, më 16 nëntor 1990. Në takim u bë edhe një rezume e aktivitetit arsimor dhe kulturor në xhamitë e Shkodrës, ku statistikat, treguan për gjendjen e xhamive dhe kurseve fetare, që organizon Myftinia Shkodër në to.

Gjithashtu u diskutua për një sërë çështjesh, që lidhen me aktivitetin e secilës Myftini pjesëmarrëse në këtë mbledhje dhe strategjitë për të ardhmen e afërt dhe të largët, në rrugën e prezantimit me dinjitet në sferat e ndryshme të jetës dhe shoqërisë shqiptare.

Pas këtij takimi, Kryetari i KMSH-së, së bashku me myftinjtë që e shoqëronin, vizituan xhaminë e re të “Dy Vajzave”, në Xhaminë e Plumbit si dhe në ambientet e gjurmëve të xhamisë së Qafës, bri xhamisë së Plumbit.

Kjo vizitë pune, vjen në kuadër të një nisme të re takimesh të larmishme në myftini të ndryshme të Shqipërisë që Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, filloi me qytetin e Shkodrës.

shkoder (2)shkoder (4)shkoder (3)

shkoder (6)shkoder (1)