ZK1A1642

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj mori pjesë në simpoziumin ndërkombëtar “Ringritja e bektashizmit përmes traditës së Ehli-Bejtit dhe roli historik i Dede Reshat Bardhit”, të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

Kryetari i KMSH-së vlerësoi rolin e komunitetit bektashian në ruajtjen e harmonisë dhe bashkëjetesës fetare në Shqipëri.

“Mirëkuptimi, toleranca dhe harmonia fetare e përjetuar në Shqipëri gjatë një periudhe disa shekullore është rezultati më i mirë, më i bukur i bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare. Një shembull konkret dhe unik për të cilin të gjithë jemi të vetëdijshëm. Një rol të rëndësishëm në konsolidimin e kësaj bashkëjetese ka edhe Komuniteti Bektashian”, tha ndër të tjera z. Bruçaj.

Gjatë fjalës së tij z. Bruçaj vlerësoi rolin dhe kontributin e Dede Reshat Bardhit në shoqërinë shqiptare e më gjerë.

Gjithashtu në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare, politikanë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, studiues, akademikë dhe besimtarë të ndryshëm.

ZK1A1656  ZK1A1636  ZK1A1611 ZK1A1600