18_11_16_149078_zkp-03

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj mori pjesë në konferencën shkencore 3 ditore (18-20 nëntor 2016) “Revista ‘Dituria Islame’, tri dekada jetë, punë, sfida dhe suksese”, organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e 30 vjetorit të themelimit të revistës “Dituria Islame”.

Në seancën e hapjes së kësaj konference, ku do të referojnë 50 studiues dhe akademikë morën pjesë kryeministri i Kosovës, krerët e komuniteteve fetare dhe bashkësive islame të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe shumë intelektualë dhe të ftuar.

Kryetari i KMSH-së nw fjalën përshëndetëse për konferencën shkencore “Revista “Dituria Islame” – tri dekada jetë, punë, sfida dhe suksese”, theksoi sakrificat për të investuar në arsim, kulturë dhe edukimin e brezave të rinj.

“Dijetarët myslimanë shqiptarë historikisht janë bazuar në fjalën e parë të Zotit në Kur’an “lexo”, dhe me këtë moto ata i kanë edukuar edhe brezat ndër shekuj, duke i brumosur me dije dhe dituri, me atdhedashuri dhe arsim, duke e bërë çdo xhami, një shkollë ku mësohej jo vetëm edukata dhe mësimet fetare, por edhe gjuha shqipe, tregues i së cilës është edhe ruajtja e saj në historinë tonë të trazuar kombëtare. Revista “Dituria Islame” lindi në Kosovë në një kohë sakrificash dhe sfidash të mëdha, për bashkësinë e myslimanëve të Kosovës, të cilët nën pushtimin një shekullor i mbijetuan presionit, persekutimit dhe privimit të lirisë, duke investuar dhe sakrifikuar çdo gjë për arsimin, kulturën dhe edukimin e brezave të rinj”, tha ndër të tjera kreu i KMSH-së.

Në këtë konferencë kryetari i KMSH-së shoqërohej nga drejtori i Kulturës në KMSH, Dr. Genti Kruja i cili ishte edhe një nga referuesit e konferencës.

Kreu i KMSH-së i uroi jetë të gjatë e rrugëtim të hajrit “Diturisë Islame”, si dhe suksese konferencës dhe referuesve. Gjithashtu ai uroi që kjo konferencë të shërbejë në thellimin e dijeve islame dhe do të kontribuojë  në kultivimin e vlerave njerëzore.

18 nëntor 2016

15145187_10154498850872631_17359838_o

18_11_16_23730_zkp-05  zkp-06 15065070_10154498851142631_1421089266_o 15065122_10154498850692631_846028103_o 15068965_10154500150657631_3053354147634290732_o