Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan ka zhvilluar marshimin e paqes.

Nën moton “Jo indiferentizmit, Po Solidaritetit” aktivitetit iu bashkuan qytetar, përfaqësues të komuniteteve fetare, shoqërisë civile dhe institucioneve lokale.

Qëllimi i këtij marshimi ishte promovimi i paqes dhe bashkëjetesën midis komuniteteve fetare në Shqipëri si dhe grumbullimi i fondeve për fëmijët sirian, nëpërmjet një fushate të nisur pak ditë më parë.

Myftiu Elbasanit theksoi se solidariteti, veprat bamirëse, ato vullnetare dhe çdo aktivitet tjetër që i shërben humanizmit, janë guri i qoshes për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë

“T`i bësh mirë tjetrit, vëllezërve, fqinjëve apo kolegëve, në radhë të parë shihet si një vetëpastrim dhe përgatitje e zemrës për ta shijuar sakrificën dhe kontributin. Sakrifica dhe të bërit mirë kanë një kënaqësi dhe shije të rrallë dhe krejt të ndryshme nga çdo kënaqësi tjetër. Ai që solidarizohet me tjetrin, fillimisht është solidarizuar dhe i ka bërë mirë vetes. Me këtë, ai shpërblehet në çast për aktin e kryer.”, tha ndër të tjera myftiu i Elbasanit.

Përfaqësuesit e komuniteteve fetare, si nismëtar të këtij marshimi, kanë kërkuar nga qytetarët të jenë solidar dhe të promovojë vlerat e bashkëjetesës.

Të ardhurat që janë mbledhur, që nga dita e hapjes së fushatës për grumbullimin e fondeve, do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve Sirian.

14 janar 2017

WhatsApp Image 2017-01-18 at 09.00.31 WhatsApp Image 2017-01-18 at 09.00.32