IMG_0620KMSH organizon mbledhjen e radhës me myftinjtë e Shqipërisë

Të shtunën e 1 nëntorit 2014, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi në ambientet e Medresesë së Tiranës, mbledhjen e radhës me myftinjtë e të gjithë Shqipërisë.

Në këtë takim ishin të pranishëm, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, nënkryetarët e KMSH-së, z. Bujar Spahiu dhe z. Ali Zaimi, kancelari i KMSH-së, z. Ylli Cikalleshi, si dhe drejtori i Burimeve Njerëzore në KMSH z. Dorian Demetja.

Mbledhja u hap me këndimin e disa ajeteve nga Kur’ani Famëlartë nga nënkryetari Spahiu.

Më pas në fjalën e tij të hapjes kryetari i KMSH-së z. Skender Bruçaj, pasi falënderoi myftinjtë për pjesëmarrjen, foli mbi rëndësinë e bashkëpunimit për mbarëvajtjen sa më të mirë të punëve, duke përmendur shkurtimisht temat që do të diskutoheshin sipas agjendës së ditës.

Gjatë mbledhjes u diskutuan çështje të rëndësishme, si çështje të organizimit të brendshëm të myftinive, legalizimin e plotë të xhamive, aktivitetet që do të ndërmerren dhe dokumentacionin e nevojshëm, që duhet të plotësojë çdo myftini lidhur me detyrat përkatëse që ka secila.

Krahas këtyre, u fol në lidhje edhe me masat që duhen marrë për parandalimin e keqkuptimit të termave “xhihad”, apo termave të tjerë. Në mbledhje myftinjve iu kërkua që të intensifikojnë masat ndaj prirjeve ekstreme e përjashtuese si dhe mos lejohet askush që të abuzojë e të keqinterpretojë mesazhet e bekuara e të ndritura të fesë Islame.

Në fund pati edhe komente dhe sugjerime nga ana e myftinjve, të cilët shprehen mendimet e tyre lidhur me çështjet që u trajtuan.

IMG_0620 IMG_0618 IMG_0707 IMG_0653