Nën drejtimin e nënkryetarit të Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu, u mblodhën në KMSH, myftinjtë e rretheve Dibër, Bulqizë, Burrel, Malësi e Madhe, Kukës, Krujë, Lezhë, Peqin dhe Laç, për të diskutuar lidhur me aktivitete dhe problematikat e myftinive që ata drejtojnë.

Në mbledhje u bë prezantimi i myftinive përkatëse, aktivitetit të tyre, si dhe strategjitë për  të ardhmen.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe Drejtori i Burimeve Njerëzore z. Dorian Demetja, Kryevaizi i KMSH-së, z. Lauren Luli, si dhe Drejtori i Kulturës z. Genti Kruja.

Demetja, sqaroi myftinjtë lidhur me kontratat e reja të punës dhe u kërkoi atyre të dhëna të detajuara mbi personelin e myftinive përkatëse.

Ndërsa Kryevaizi i KMSH-së, foli mbi ciklin e mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit”, ku sipas tij janë pritur mjaft mirë në ato rrethe ku janë zhvilluar dhe tashmë do të organizohen edhe në qytete të tjera.

Në përfundim të takimit Drejtori i Kulturës z. Genti Kruja prezantoi revistat “Drita Islame” dhe “Zani i Naltë”.

28 Janar 2015

ZK1A0002

IMG_3321 IMG_3325  ZK1A0009IMG_3319