ZK1A3017

Fshati Rrajcë i Prrenjasit është zbukuruar me një xhami të re me dy minare. Në inaugurimin e saj morën pjesë nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, kryevaizi i KMSH-së, z. Lauren Luli, myftiu i Librazhdit, z. Taulant Bica, kryebashkiakja e Prrenjasit, znj. Miranda Rira, kryebashkiaku i Librazhdit, z. Kastriot Gurra, si dhe besimtarë të shumtë të zonës.

Ceremonia u hap me këndim Kur’ani nga kryevaizi i KMSH-së, Lauren Luli.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Bujar Spahiu, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit u shpreh se xhamia është burim dashurie dhe respekti.

“Është një kënaqësi e veçantë të marrësh pjesë në inaugurimin e kësaj xhamie. Shpreh nderin dhe mirënjohjen për donatorët dhe shoqatën që bëri të mundur ndërtimin e kësaj vepre të bukur kulti. Kjo xhami kërkon që të frekuentohet vazhdimisht. Në këta xhami do të mësoni vlerat më të larta njerëzore, dashurinë, respektin, harmoninë dhe afrimin me Allahun”, tha z. Spahiu.

Myftiu i Librazhdit, Taulant Bica u shpreh se banorët e kësaj zone e meritonin një xhami të tillë prej kohësh.

“Dëshira e madhe e banorëve të kësaj zone u shpërblye me ndërtimin e kësaj xhamie kaq të bukur. Një ndertesë e cila do të shërbejë si vatër e përçimeve të mesazheve dhe vlerave islame”, tha ndër të tjera myftiu Bica.

Kryebashkiakja e Prrenjasit dhe kryebashkiaku i Librazhdit falënderuan Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Myftininë e Librazhdit dhe donatorët për ndërtimin e kësaj xhamie për të cilën kjo zonë kishte shumë nevojë. Ata theksuan rëndësinë e besimit për orientimin e të rinjve dhe për ndërtimin e një shoqërie me parime të larta njerëzore.

Kjo xhami është ndërtuar me kontributin financiar të familjes Abdulaziz nga Arabia Saudite Pas inaugurimit u fal namazi i xhumasë.

Hutbja e xhumasë u mbajt nga nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu.

8 prill 2016

ZK1A2910

ZK1A2852 ZK1A2902   ZK1A2984 ZK1A3012 ZK1A3026ZK1A2951 ZK1A3088 ZK1A3137 ZK1A3144