Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj me ftesë të ministrit të jashtëm të Gjermanisë, z. Sigmar Gabriel mori pjesë në konferencën ”Përgjegjësia e feve për paqen”.

Kryetari Bruçaj në përshëndetjen e tij theksoi rëndësinë e përhapjes së paqes dhe ju uroi suksese studiuesve dhe akademikëve në punimet e konferencës.

Kryetari i KMSH-së gjithashtu u bashkua me mesazhet e komuniteteve të tjera fetare dhe të shoqërisë civile për të punuar të bashkuar në ndërtimin e urave të dashurisë, tolerancës, mirëkuptimit dhe të paqes.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga 53 vende të ndryshme të botës.