Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim në zyrën e tij, Dr. Hamed el-Wahibi, Imam në Rijad, kryeqytetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe lektor universiteti.

Me ftesë të kryetarit Spahiu, Dr. Hamed el-Wahibi, ndodhet në Shqipëri për t’u prirë besimtarëve në myftini dhe xhami të ndryshme të vendit në namazin e teravive për më shumë se gjysmën e muajit të bekuar të Ramazanit.

Në fjalën e tij, ai shpehu mirënjohje për ftesën dhe kënaqësi për atmosferën në xhamitë tona.

Ndërsa kryetari Spahiu, e falenderoi atë për vizitën dhe i prezantoi shkurtimisht institucionin dhe rolin e tij në shoqërinë shqiptare.

Në këtë takim ishte i pranishëm gjithashtu edhe Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli, i cili njëkohësisht është përgjegjës për organizimin dhe ndjekjen e programit disa ditor të imamit në vendin tonë.