[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=OVwoI338nSA”]

Në kuadër të sezonit tëtretë të programit “Bukuritë e Besimit Islam”, nënkryetari i KMSH-së, z. Ali Zaimi dhe kryevaiziz. Lauren Luli vizituan xhaminë e Librazhdit për të mbajtur ligjëratën dhe hutben e namazit të xhumasë.

Nënkryetari i KMSH-së gjatëfjalës së tij u shpreh se sinqeriteti është vepër e zemrës dhe çdo vepër duhet të kryhet vetëm përhirë të Zotit dhe për të fituar kënaqësinë e tij.

“Veprat me te mira janë ato vepra të cilat kanë sinqeritetin brenda dhe veprat e sinqerta janë ato që bëhen për hir të Allahut, ato vepra që bëhen duke shpresuar kënaqësinë e tij dhe vetëm për të. Edhe adhurimet që ne i kryejmë në jetën tonë të përditshme si, namazi, zekati, agjërimi apo haxhi për ata që kanë mundësi, kanë vlerë vetëm nëse i kryejmë për hir të Zotit” u shpreh Zaimi.

Ndër të tjera nënkryetari Zaimi tha se besimtari duhet të jetë njeri i të drejtës dhe ta ndjekë atë me sinqeritet.

“Ajo që u takon njerëzve të besimit është që ta ndjekin të drejtën dhe atë ta ndjekin me sinqeritet, dhe e drejta është ajo që është në librin e Allahut, në Kurani Kerimin dhe në traditën e Profetit tonë Muhamedit a.s”, shtoi nënkryetari.

Ndërsa kryevaizi i Komunitetit Mysliman, z. Lauren Luli u ndal tek cilësitë e besimtarit. Ai tha se nëse duam te bëjmë një jetë të devotshme brenda kornizës që Allahu dëshiron të jetojmë, duhet tëbazohemi tek libri i Allahut dhe jeta e Profetit Muhameda.s.

“Nëse dëshirojmë që të bëjmë një jetë perfekte, të devotshme, brenda kornizës që Allahu xh.sh dëshiron të jetojmë, duhet t’i hedhim her pas here vëmendjen dhe vështrimet tona tek Kur’ani Famëlartë dhe tek jeta e Profetit a.s. Si na orienton nevë të jemi në jetën tonë ashtu sikur Allahu xh.sh neve na ka krijuar”, tha kryevaizi.

Myftiu i Librazhdit, z. Taulant Bica gjatë mirëpritjes së tyre tha se biseda dhe ligjërata të tilla na afrojnë më shumë me Zotin e Gjithësisë.

Programet “Bukuritë e Besimit Islam” janë një ndër nismat e KMSH-së dhe do të vazhdojnë çdo javë në xhami të ndryshme të vendit.