“Profeti Muhamed a.s mëshirë për botët”, ishte ky programi i organizuar pasditen e djeshme nga studentët e Departamentit të Shkencave Islame pranë Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” Bedër. Në programin përkujtimor ishin të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, Rektori i Shkollës së Lartë “Hëna…

Një delegacion i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari Skender Bruçaj, zhvilloi një takim kortezie në Bankën Islamike për Zhvillim në Mekë. Delegacioni u prit nga z. Ahmed Tiktik, zv/president i Bankës Islamike për Zhvillim. Në takim u fol për bashkëpunimin e frytshëm mes dy institucioneve dhe mundësinë…

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj priti në një takim ambasadoren e Delegacionit Europian në Tiranë, znj. Romana Vlahutin. Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin mbi promovimin e vlerave të përbashkëta, ruajtjen e traditës mbi harmoninë mes feve, largimi nga keqinterpretimet e fesë dhe përhapja e vlerave…
Sot paradite, në ambientet e Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” Bedër, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (Drejtoria e Burimeve Njerëzore), në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Islame në Bedër organizuan seminarin me temë “Islami dhe komunikimi në publik”, me imamët e Myftinisë së Shkodrës. Në seminar morën pjesë nënkryetari i…

Myftinia e Elbasanit është vlerësuar nga Këshillit i Qarkut Elbasan me titullin “Nderi i Qarkut Elbasan”, për aktivitetin social e human dhe kontributin e madh në ndihmë të komunitetit. Propozimi i Kryetarit të Këshillit të Qarkut z. Eugen Isaj, në mbledhjen e zhvilluar më 14.01.2015, për dhënien e titullit “Nderi…

Një delegacion i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i përbërë nga nënkryetari Ali Zaimi, Kancelari Ylli Cikalleshi, Myftiu i Durrësit, Redin Quku dhe Myftiu i Përmetit Gramoz Blliku, ka marrë pjesë në një takim të bashkësive islame të Ballkanit. Në takimin e organizuar në Edirne të Turqisë merrnin pjesë edhe myftinjtë…

Shqipëria dha një shembull të harmonisë fetare në marshimin e madh të solidaritetit botëror kundër terrorizmit dhe intolerancës fetare të mbajtur në Paris më 11 janar 2015. Pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Rama ishte edhe Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. Delegacioni shqiptar bëri homazhe pranë selisë së…
Është zhvilluar me 10.01.2015 në ambjentet e Medresesë së Tiranës seminari “Qytetaria Aktive” me të rinjtë e zonës Babrru, në kuadër të projektit “Promovimi i vlerave demokratike dhe qytetarisë aktive mes të rinjve”, projekt i cili realizohet nga Komuniteti Mysliman me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të…

Është zhvilluar sot në Paskuqan seminari “Qytetaria Aktive” me të rinjtë e kësaj zone, në kuadër të projektit “Promovimi i vlerave demokratike dhe qytetarisë aktive mes të rinjve”, projekt i cili realizohet nga Komuniteti Mysliman në bashkëpunim me ambasadën amerikane në Tiranë. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Ali Zaimi, foli…
Intervista e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për BIRN. Zoti Bruçaj, sot e gjithë bota i ka kthyer sytë nga Franca pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në redaksinë e gazetës Charlie Hebdo, ndërkohë që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e dënoi përmes një deklarate sulmin terrorist. Por përtej deklaratës…