IMG_3124Sot paradite, në ambientet e Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” Bedër, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (Drejtoria e Burimeve Njerëzore), në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Islame në Bedër organizuan seminarin me temë “Islami dhe komunikimi në publik”, me imamët e Myftinisë së Shkodrës.

Në seminar morën pjesë nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, drejtori i Burimeve Njerëzore, Dorian Demetja, kryevaizi i Shqipërisë, Lauren Luli, drejtori i Qendrës së Studimeve Islame në Bedër, Atakan Dereligolu, si dhe pedagogë të Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” Bedër.

Seminari u çel me ajete të Kur’anit Famëlartë, lexuar nga Zarfi Rizal, student i ardhur nga Indonezia në Departamentin e Shkencave Islame.

Drejtori i Qendrës së Studimeve Islame, Atakan Dereligolu, falënderoi imamët për pjesëmarrjen dhe foli mbi mënyrën e të komunikuarit në botën e teknologjisë.

Nënkryetari Bujar Spahiu në fjalën e tij foli për rëndësinë e thirrjes në Islam. “Kumtimi është tërheqje vemëndje dhe një rrugë për shpëtim, një përgjëgjësi që realizohet me fjalë dhe me vepra”, tha z. Spahiu.

Kryevaizi Lauren Luli u ndal te rëndësia e këtyre seminareve dhe format e kumtimit. “Profeti a.s i kushtonte kumtimit të Islamit një rëndësi të veçantë. Mendoj se këto seminare do të jenë me vlerë për të plotësuar mangësitë tona që ta përcjellim sa më qartë mesazhin hyjnor”, u shreh z. Luli.

Gjatë seminarit myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, tha se thirrja në Islam duhet të jetë sipas mënyrës së Profetit. Të folurit me njerëzit sipas nivelit të tyre intelektual është mjaft e rëndësishme. Imami duhet të ketë elasticitetin e komunikimit mjaft të mirë në mënyrë që mesazhi të përcillet sa më qartë.

Arti i të folurit në publik u trajtua nga përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Ramadan Çipuri, i cili solli në vëmendje metodikat e të shprehurit dhe përcjelljes me sukses të mesazhit te publiku. “Improvizimi i çastit në dhënien e mesazheve fetare nuk është shumë i sygjeruar. I parapërgatituri është ai që ndikon më shumë dhe e përcjell mesazhin më qartë”, tha ndër të tjera z. Çipuri.

Gjatë seminarit përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Selman Kuzu foli mbi metodikat e thirrjes në Islam. “Shembulli ynë për kumtim fetar është Profeti a.s. Ato që ne themi duhet t’i nxjerrim nga thellësia e zemrës dhe këtë ta bëjmë në një mënyrë sa më të sinqertë”, tha z. Kuzu.

Ndërsa Dr. Muhammed Mutewel’li, pedagog në  Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” Bedër, mbajti një fjalim mbi metodat e kumtesës dhe karakteristikat e kumtuesit.

Para mbylljes së seminarit rektori i Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” Bedër përshëndeti pjesëmarrësit dhe i njohu ata në lidhje me universitetin.

Në fund u shpërndanë paketa me libra, botime të KMSH-së, revista dhe certifikata për imamët pjesëmarrës në seminar.

/KMSH/

17.01.2015

IMG_3123 IMG_3111  IMG_3118  IMG_3124 IMG_3128 IMG_3172IMG_3130 IMG_3133 IMG_3141 IMG_3146 IMG_3150

IMG_3108

IMG_3115