Me keqardhje mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të Mbretit të Arabisë Saudite Abdullah bin Abdulaziz, Shërbëtorit të vendeve të shenjta.
I ndjeri Abdullah bin Abdulaziz ishte një lider me përmasa globale për kontributin e tij të veçantë në shërbim të islamit dhe myslimaneve.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes mbretërore të Arabisë Saudite dhe Ambasadës së Arabisë në Tiranë si dhe gjithë popullit saudian.
Lusim Allahun xh.sh. që ta mëshirojë dhe ta
shpërblejë me Xhenetet e Larta.

Të Allahut jemi, te Ai do të kthemi!