Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë: “Uniteti Islam: Rreziqet e klasifikimit dhe përjashtimit”, e cila u zhvillua në Mekë të Arabisë Saudite. Në këtë konferencë marrin pjesë rreth 1000 personalitete të shquara të jetës fetare dhe akademike, gazetarë dhe studiues…
