Kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj ndodhet në Abu Dhabi për të marrë pjesë në “Forumin e Pestë për Promovimin e Paqes në Shoqëritë Muslimane. Aleanca e vlerave: Një mundësi për paqen globale”.

Udhëheqës fetarë, studiues dhe intelektualë nga më shumë se 120 shtete janë pjesë e forumit i cili do të mbahet në datat 5-7 dhjetor.

Kryetari i KMSH-së do të përcjellë shembullin më të mirë të promovimit të paqes nga myslimanët në Shqipëri dhe shembullin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërfetar të vendit tonë.

Konferenca u pajtua të intensifikojë përpjekjet për të nxitur dhe forcuar dialogun, tolerancën dhe mirëkuptimin për përhapjen e paqes globale.

Gjatë konferencës studiuesit po sjellin në vëmendje urdhëresat fetare dhe këshillat e Profetit Muhamed a.s mbi respektimin, tolerancën dhe paqen.