Sot para namazit të xhumasë është inauguruar Xhamia e re në Petrelë të Tiranës.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, deputeti i zonës, z. Xhemal Qefalia, z/drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC), z. Alban Kodra, donatorët, kontribuuesit si dhe besimtarët e zonës, hapën sot dyert e “Xhamisw së Dritës”, Petrelë.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Lauren Luli, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit falënderoi kontribuesit për ndërtimin e kësaj xhamie dhe i’u bëri thirrje banorëve që ta frekuentojnë sa më shpesh.

Në përshëndetjen e rastit deputeti i zonës, z. Qefalia, tha se kjo xhami është një vlerë e shtuar për banorët e Petrelës, pasi me anë të saj do të përcillen mesazhe me vlera qytetare dhe morale.

Z/drejtori i AIITC-së falënderoi të gjithë kontribuuesit, KMSH-në, donatorët, drejtuesit vendor dhe banorët e zonës për bashkëpunim e ngushtë në ndërtimin e kësaj xhamie.

Kryeplaku i fshatit z. Ilmi Aga u shpreh mjaft mirënjohës për kontribuuesit dhe theksoi se kjo xhami ishte e nevojshme për banorët e Petrelës.

Më pas të pranishmit dëgjuan hutben e mbajtur nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Lauren Luli dhe falën namazin e parë të xhumasë.