Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë: “Uniteti Islam: Rreziqet e klasifikimit dhe përjashtimit”, e cila u zhvillua në Mekë të Arabisë Saudite.

Në këtë konferencë marrin pjesë rreth 1000 personalitete të shquara të jetës fetare dhe akademike, gazetarë dhe studiues të ardhur nga 130 vende të ndryshme të botës.

Konferenca, e cila organizohet nga Liga Botërore Islame (Rabita) dhe nën kujdesin e mbretit të Arabisë, Selman bin Abdulaziz, është mbajtur në datat 12-13 dhjetor.

Gjatë konferencës nënkryetari i KMSH-së ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të ndryshëm fetarë si dhe me studiues të cilët ishin pjesë e konferencës.