Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ditën e sotme, priti në një takim në zyrën e tij, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, z. Alastair King-Smith.

Gjatë takimit, kryetari Spahiu, e njohu Ambasadorin me aktualitetin e institucionit në aspektin fetar si dhe me një sërë veprimtarish konkrete të institucionit në fushën e dialogut dhe harmonisë ndërfetare, arsimit, kulturës dhe përgjegjësisë sociale ndër vite.

Ndërsa ambasadori Smith, vlerësoi kontributin e çmuar të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe të komuniteteve të tjera fetare në stabilitetin social të vendit. Po ashtu ai u ndal në emigrimin e të rinjve si një problematikë së cilës duhet t’i jepet zgjidhje sa më parë, pasi modelet e rrjeteve sociale shpeshherë çojnë në vendime të gabuara për të ardhmen e tyre.

Takimi vijoi më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë.