ZK1A7564

Një delegacion i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, i kryesuar nga nënkryetari i KMSH-së, Ali Zaimi, kancelari, Ylli Cikalleshi dhe kryevaizi Lauren Luli zhvilluan një vizitë pune në Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj vizite u diskutua projekti për botimin e Ilmihalit të përbashkët mes Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës dhe Bashkësisë Islame të Maqedonisë. Përfaqësues të tre komuniteteve diskutuan mbi formatin dhe përmbajtjen e Ilmihalit i cili së shpejti do të botohet dhe do të jetë i gatshëm për besimtarët.

Në këtë takimi u diskutua edhe për projekte dhe bashkëpunime të ndryshme gjatë muajit të Ramazanit në mënyrë që të formohet një atmosferë e këndshme mbarë shqiptare.

Palët shprehën gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët si dhe intensifikimin e marrëdhënieve mes tre komuniteteve fetare, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Gjithashtu nënkryetari i KMSH-së dhe kryevaizi morën pjesë në emisionet që Bashkësia Islame e Kosovës po përgatit për Muajin e Bekuar, Ramazanin.

ZK1A7539ZK1A7538ZK1A7508   ZK1A7644ZK1A7705 ZK1A7662

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë