ZK1A0207

Kryetari Skender Bruçaj zhvilloi po ashtu një vizitë në medresenë “Liria” në Elbasan, ku u prit nga drejtori dhe mësues të saj.

Z. Bruçaj vlerësoi lart rolin e këtij institucioni në edukimin e brezave dhe përgatitjen e tyre për një të ardhme premtuese. I shoqëruar nga drejtori ai pa nga afër disa nga ambientet e kësaj shkolle të hapur vetëm një vit më parë.

Gjatë vizitës, kreu i KMSH-së shoqërohej nga kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së, z. Ylli Gurra, drejtori i fondacionit “Sema”, z. Asim Budak dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së për Elbasanin, z. Arben Ramkaj.

1 tetor 2014

DSC_0182 DSC_0135 ZK1A0258