Nën një atmosfere të mrekullueshme festive u zhvillua ceremonia e inaugurimit të xhamisë së fshatit Qerret të Pukës.

Ceremonia e inaugurimit u hap me Himnin Kombëtar për të vijuar më pas me pjesë Kuranore.

Myftiu i Pukës Gëzim Kopani pasi falënderoi Zotin dhe të pranishmit për pjesëmarrjen, falënderoi donatorin e kësaj xhamie. Kjo faltore e Allahut do shpërndajë paqe dhe dashuri. Kjo ditë është e ditë feste e gëzimi për të gjithë besimtarët mysliman të fshatit Qerret por edhe më gjerë.

Më pas aktivitetin e përshëndeti nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu.

“Kam nderin t’ju përcjell në këtë ditë gëzimi, në këtë ditë inaugurimi urimet më të mira për këtë vatër të kulturës dhe dijes. Ndër begatitë me të mëdha për shoqërinë janë edhe objektet e kultit”, tha ndwr tw tjera z. Spahiu.

Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës përfshendeti Bahriu Sejdiu i cili  se ky është një sihariq për besimtarët, për ata që do ta zbukurojnë këtë xhami me paqe , me harmoni, tolerance.

Aktivitetin e përshëndeti kreu i Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj i cili tha se është kënaqesi që marr pjesë në inaugurimin e kësaj shtëpie të Zotit.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, nënkryetari i Kuvendit të Shqipërise Shpetim Idrizi, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Bahri Sejdiu dhe Kasim Kerguri, Myftiu i Tiranës  Ylli Gurra, Myftiu i Malësisë së Madhe Edmir Smalaj, Myftiu i Lezhës Agim Terziu, Kreu i shoqatës Istanbul Ridvan Seferaj, Kreu i fondacionit Mirësia Korab Kaja, Kreu i Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj, Imamë nga qytet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Ceremonia ishte e gërshetuar me interpretime të ndryshme si dhe ilahi.

Aktiviteti u mbyll me faljen e namazit të drekës që e drejtoi  n/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu.

21 maj 2017