ZK1A0012

Në kuadër të Natës së Israsë dhe Miraxhit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi mbrëmjen e së premtes, dt. 15 maj 2015 një program fetar në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë. 

Programi u çel me këndim Kur’ani nga Imami i xhamisë së “Ali Demit”. Më pas u shoqërua me vazë , ilahi dhe lutje, duke bërë që Nata e Miraxhit të përjetohet me emocion nga besimtarët myslimanë të kryeqytetit.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nënkryetari, z. Bujar Spahi, kryevaizi i KMSH-së, z. Lauren Luli, imami i xhamis “Ali Demi”, si dhe dhjetëra besimtarë  e besimtare të Tiranës.

Në ligjëratën e mbajtur nga nënkryetari i KMSH-së u shpjegua udhëtimi i Profetit Muhamed (a.s.) në Miraxh. “Miraxhi i Profetit i bashkoi besimtarët në një rrugë të vetme, në një drejtim të vetëm, në rrugën e mbarësisë për njerëzimin”, tha ndër të tjera nënkryetari.

Në mbyllje të programit kryevaizi i KMSH-së, Lauren Luli bëri një dua, e shoqëruar me “Amin” nga besimtarët e pranishëm.

Programet për Natën e Miraxhit janë organizuar në shumë xhami në mbarë vendin.

15.05.2015

IMG_8795 IMG_8804 IMG_8809 IMG_8818 IMG_8820 IMG_8826 ZK1A0009