Përfaqësuese të Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman, zhvilluan një takim me gratë besimtarë të qytetit të Librazhdit.

Përgjegjësja e Zyrës së Gruas, znj. Fatma Karaj, foli rreth pozitës dhe gjendjes së gruas në shoqëri e familje përpara ardhjes së islamit dhe pas ardhjes së tij. “Feja Islame ka dashur ta mbrojë gruan duke i dhënë të drejtat e saj, të drejta që para ardhjes së islamit ajo nuk i kishte. Me ardhjen e Islamit gruaja rifitoi atë dinjitet, që Zoti i ka dhënë çdo njeriu”, theksoi znj. Karaj. Më pas u zhvillua një diskutim me pyetje-përgjigje rreth të drejtave dhe detyrimeve të gruas në Islam.

Takimi u zhvillua në Xhaminë qendrore të Librazhdit, më 18 dhjetor 2014.

Bashkëbisedime të tilla do të zhvillohen edhe me besimtaret në qytete të tjera të vendit.

IMG_4509 IMG_4513