Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim Rektorin e Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Dr. Gjergji Sinani, sëbashku me përfaqësues të tjerë të lartë të këtij institucioni.

Bashkëbisedimi ndërmjet tyre preku një sërë tematikash të ndryshme në lidhje me ecurinë e deritanishme të KU Bedër. Më tej, Rektori Prof. Sinani dhe të pranishmit e tjerë e uruan kreun e KMSH-së, z. Spahiu, për rizgjedhjen e tij në krye të institucionit për një mandat të dytë.

Nga ana e tij, z. Spahiu pasi i falënderoi të pranishmit për vizitën dhe urimet, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar më tej bashkëpunimin me KU Bedër, si institucioni më i lartë arsimor i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.