Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ali Zaimi ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Parlamenti Europian me temë “Dialogu ndërfetar si një instrument për zgjidhjen e konflikteve, rasti i Shqipërisë”.

Nënkryetari Zaimi në emër të KMSH-së ka shprehur vlerësimet për këtë organizim të rëndësishëm mbi dialogun ndërfetar.

“Ne jemi të bindur dhe të vetëdijshëm se çdo besim fetar dialogun e ka në rrënjët e tij. Harmonia, bashkëjetesa dhe respekti ekziston në shpirtin e çdo besimi fetar, dhe unë mendoj se shqiptarët e kanë kuptuar drejt këtë aspekt të fesë dhe ua kanë trashëguar brezave si një vlerë, tashmë të njësuar me vlerat kombëtare. Vetë shteti ynë, krahas sakrificave të shumëllojshme, është fryt edhe i kësaj bashkëjetese dhe harmonie ndërfetare. Sepse mes përfaqësuesve kryesorë që na dhuruan neve shtetin shqiptar, ishin edhe prijësit fetarë të besimeve të ndryshme, apo edhe intelektualët e kohës të brymosur me besimet tradicionale fetare”, tha ndër të tjera Zaimi.

Gjithashtu Zaimi në konferencën e organizuar nga partitë e djathta në Parlamentin Europian theksoi se dialogu kërkon përpjekje dhe vullnet, dhe se Shqipëria me modelin e saj të shkëlqyer të harmonisë, tolerancës dhe dialogut ndërfetar përbën një aspekt shumë pozitiv të vullnetit dhe të kulturës së shoqërisë shqiptare.

Së fundmi z. Zaimi tha se integrimi i shqipërisë me shumicë myslimane të popullsisë, do të shërbejë si një shembull i mirë për integrimin e myslimanëve që jetojnë në Europë.

Ali 1 Ali 2 Ali 3 Ali 4 Ali 5  Ali 7

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë